Rugova (rajon)

Pamje e Bjeshkëve të Rugovës nga Peja
Shpella e Radavcit
Shpellë në Bogë, Rugovë.

Rugova (serbisht: Ругова Rugova) është trevë malore në Veri-Perëndim të qytetit të Pejës, në Kosovë. Është regjioni i tretë i Bjeshkëve të Nemuna, të njohura ndryshe si Alpet Shqiptare. Në vitin 2013 u shpall Park Kombëtar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Rugova është rrethinë etnografike[1], me rëndësi të madhe për degët e gjuhësisë si leksikologjia, etimologjia dhe onomastika . Rugova është regjion i përshtatshëm për alpinizëm, bjeshkatari, skitari, ngjitje në shkëmbinj, lëshim me parashuta, piknikë me familje etj. Rugova radhitet si qendra e katërt kryesore për sporte dimërore nga Federata Ndërkombëtare e Siktarisë (FIS) me qendrën në Lucernë. Për më tepër, në prill të vitit 2013, Peja fitoi çmimin “Tourism for Tomorrow” me projektin “majat e Ballkanit”.[2]

Rugova është e pasur me forma të shumta si shpellat, ujëvarat, liqenet glaciale, majat e larta, tunelet etj. maja më e lartë është Hajla (2403 m) por rëndësi dhe interes paraqet edhe Qafa e Qyqes nga e cila mund të soditet i tërë qyteti i Pejës. Nga Guri i Kuq (1522 m) shihen si në pëllëmbë të dorës: Gjeravica, trekufiri Boriqe, maja e Mariashit,maja e Hekurave, Shkëlzeni dhe Liqeni i Plavës. Volujaku është po ashtu një maje e lartë (2014 m).

Në kilometrin e katërt gjendet via ferrata apo “Rruga e Hekurt” e vetmja në Ballkan. Rugova ofron kushte për jetesë megjithëse numri i banorëve ka rënë vitet e fundit.

  1. ^ Fjalor enciklopedik shqiptar, Tiranë, Shqipëri: Akademia e Shkencave e RPSSH, 1958, fq. 9 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 23 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)

From Wikipedia, the free encyclopedia · View on Wikipedia

Developed by Tubidy